Fiorentina mposht Romën dhe barazohen me pikë

Futboll

Fiorentina mposht Romën dhe barazohen me pikë

Më: 10 maj 2022 Në ora: 00:42
Foto ilustrim

Fiorentina ‘i ka vënë flakën’ garës për një vend në Europa League.

Skuadra ‘Viola’ shënoi fitore 2:0 në ndeshjen kundër Romës.

Vendasit kaluan në epërsi qysh në minutën e 5’, kur nga penalltia u tregua i saktë Gonzalez.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Bonaventura shënoi për 2:0, për t’i dhënë një epërsi solide të hershme skuadrës së tij.

Roma e Jose Mourinho ishte e pafuqishme për të bërë diçka në këtë ndeshje dhe deri në fund nuk arriti të gjente golin.

Kjo fitore e Fiorentinës e bën jashtëzakonisht interesante garën për një vend në garat evropiane sezonin tjetër.

Pas 36 ndeshjeve, Fiorentina ka 59 pikë në pozitën e 7, aq sa ka edhe Roma në pozitën 6 dhe Atalanta në pozitën 8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat