Kur do merret vendimi?

Futboll

Kur do merret vendimi?

Më: 10 maj 2022 Në ora: 14:47
Kur do merret vendimi?

Dembele dhe Barcelona, në sprintin final. Klubi dhe lojtari ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ardhmen, ndërsa mediet spanjolle bëjnë me dije se të premten, palët do të takohen përsëri dhe këtë herë do të ketë një vendim përfundimtar.

Natyrisht, në një sezon të vështirë në aspektin e klubit, Barcelona mori kohë fillimisht, deri në momentin që siguruan pjesën e sipërme të klasifikimit dhe zonën Champions për sezonin e ardhshëm, por jo vetëm kaq, pasi drejtuesit kanë shpalosur projektin për të ardhmen dhe pritet që katalanasit të jenë tepër aktiv në merkato. Pikërisht këto objektiva dhe synime kanë vendosur përpara vendimit final edhe Dembele-n, pasi klubi kërkon të kuptojë se çfarë dëshiron francezi, qëndrimin apo largimin.

Agjenti i lojtarit, Moussa Sissoko, do të takohet përpara fundjavës me Mateu Alemany dhe ky do të jetë takimi përfundimtar për të zbuluar të ardhmen e Dembele.

Janari ishte shumë “i ftohtë” mes palëve pasi, sulmuesi refuzoi rinovimin dhe klubi ishte gati për ta nxjerrë në shitje, ndërsa rregullatori i kësaj situate ishte tekniku Xavi.

Ky i fundit është i bindur për cilësitë e lojtarit dhe e ka shprehur hapur se kërkon ta mbajë në skuadër francezin dhe kjo pritet të ndikojë edhe te vendimi i Dembele.

Telenovela “Dembele” duket se është në pjesën e fundit, ndërsa tani me interes pritet vendimi që do të marrë lojtari, nëse do të pranojë kushtet e klubit për të vijuar aventurën në “Camp Nou”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat