Totti: Do të jem në Tiranë

Futboll

Totti: Do të jem në Tiranë

Më: 10 maj 2022 Në ora: 14:59
Totti: Do të jem në Tiranë

Legjenda e skuadrës së Romës, por edhe kombëtares Italiane, Francesco Totti ka zbuluar se do të jetë në Tiranë për ndeshjen finale të Conference League, të “verdhë e kuqve” kundër Feyenoord, që do të luhet më 25 maj në “Air Albania”.

Duke folur për mediet për humbjen 2-0 të ekipit të Jose Mourinhos kundër Fiorentinës, përveç faktit se kritikoi vendimet e gjyqtarëve të kësaj sfide, Totti theksoi se Roma ka kohë pa ngritur një Kupë dhe në Tiranë do ishte momenti i duhur.

Më tej ish-mesfushori, ikonë e klubit të Romës, foli edhe për merkaton dhe theksoi se sipas tij tekniku portugez është mjaft i zoti kur bëhet fjalë për të zgjedhur talente dhe sipas Totti-t ka për të afruar emrat që duhet në ekip.

“Do të jem në Tiranë.

Ne nuk kemi luajtur një finale për një kohë të gjatë, është thelbësore për ne që të ngremë një trofe dhe ne do të shkojmë atje me dëshirën për të luftuar deri në fund.

Roma mund të përmirësohet me blerjet e synuara. Aty është një nga trajnerët më të fortë në botë, i cili di të drejtojë dhe kë duhet të blejë.”-deklaroi Francesco Totti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat