Ancelotti e bindi të zgjidhte “Bernabeu”-n

Futboll

Ancelotti e bindi të zgjidhte “Bernabeu”-n

Më: 10 maj 2022 Në ora: 17:17
Ancelotti e bindi të zgjidhte “Bernabeu”-n

Real Madrid ka realizuar goditjen e parë në merkato ende pa filluar ajo e verës. Ishte ne ajer si lajm, por tani duket se ka ardhur konfirmimi i pare. Spanjollët kanë arritur akordin me mbrojtësin gjerman të Chelsea, Antonio Rudiger.

Këtë marrëveshje e ka bërë të ditur gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, ku bënë me dije se marrëveshja ka ardhur ditët e fundit ku Rudiger do të transferohet me parametra zero te Reali.

Kontrata do të jetë deri në qershor të vitit 2026, pra një kontratë 4-vjeçare. Real Madrid ka rënë dakort që njoftimin zyrtar do ta realizojë në fund të sezonit. Thuhet se Carlo Ancelotti ishte personi kyç në këtë mes për të mbushur mendjen e mbrojtësit gjerman.

Rudiger ishte ne bisedime me shume skuadra dhe mes tyre Gazzetta dello Sport kishte futur Juventusin duke konfirmuar madje nje kontrate per 4 vite me rroge 7 mln euro ne sezon. Dicka qe ishte thjesht nje fake news.

Gjermani eshte një lojtar fleksibël, ai luan kryesisht si mbrojtës në një mbrojtje me 3 ose 5, por nëse është e nevojshme mund të përshtatet në një mbrojtje me 4 lojtarë si me kombëtaren gjermane. Ai karakterizohet nga një aftësi pasuese, një fizik përçarës dhe një gjuajtje e shkëlqyer nga distanca.

Pasi luajti në sektorin e të rinjve të Hertha Zehlendorf, në vitin 2008 kaloi te Borussia Dortmund, me të cilën luajti fillimisht në ekipin U-17 dhe më pas në ekipin U-19.Në vitin 2010 u transferua në Shtutgart, me të cilin në sezonin e parë luajti 17 ndeshje në ekipin rezervë, duke shënuar gjithashtu një gol dhe një ndeshje në Bundesligë.

Një vit më pas ai u rikonfirmua dhe, pasi luajti 4 ndeshje dhe shënoi 2 gola me ekipin rezervë, kaloi në ekipin e parë, me të cilin luajti 16 ndeshje në ligë dhe gjithashtu 4 ndeshje në Ligën e Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat