Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Më: 10 maj 2022 Në ora: 20:26
Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 10.05.2022, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 34-t të BKT Superligës dhe të xhiros së 26-të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

Vendime: 1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 34-t të BKT Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 26–të të Viva Fresh Ligës së Parë, Grupi A dhe B, edicioni 2021/2022 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicime disiplinore:

Ndaj lojtarit të KF ”Kika”, Besfort Emini me nr fanelle 17 dhe nr ID 002761M99. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes ofendon rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe ja grabit nga dora bilbilin, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Kika.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Kika” Durim Biqkaj nr ID.001900M91. Motivi: Në minutën 90+, fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes dhe pas ndëshkimit me karton të kuq, i njëjti futet në fushë dhe tenton ta sulmojë referin kryesor të ndeshjes, por referi i shmanget goditjes. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Kika.

Ndaj: Zyrtarit të KF ”Kika”, Sejdi Latifaj, ID.nr.007089M89. Motivi: Në minutën 90+, fyen rëndë referin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kluq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Ferizaj-Kika.

Ndaj: Lojtarit të KF ”Vitia”, Vegim Ymeri me nr fanelle 4 dhe nr ID. 002763M99. Motivi: Në minutën 68, nga bankina pështyn dhe fyen rëndë gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. I njëjti pas përfundimit të ndeshjes vazhdon me fyerje, kërcënime dhe ofendon organet e FFK-së. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vitia – Vllaznia (P).

Ndaj: Lojtarit të KF ”Vllaznia” P , Elbasan Jakupi me nr fanelle 8 Elbasan Jakupi dhe ID 01003M92. Motivi: Në minutën 90+, ndërhyrje e rrezikshme me taka të ngritura duke e rrezikuar shëndetin e lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Vitia – Vllaznia (P).

Këshilla juridike: Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit, njofton Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë, Abdyl Bellopoja, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat