Dybala të Interi?

Futboll

Dybala të Interi?

Më: 11 maj 2022 Në ora: 12:09
Dybala të Interi?

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala është gjithnjë e më afër Interit.

Dybala në fund të këtij sezoni, do të largohet nga Juventusi. Kreu i ‘Nerazurëve’ Marotta ka lënë të kuptohet se argjentinasi mund të bëhet pjesë e Interit.

“Interi është i kompletuar në sulm dhe jo më kot jemi skuadra që shënon më shumë, por Dybalën e vlerësoj shumë për cilësitë që ka. Është një futbollist që do të bënte mirë në çdo skuadër”, tha Marotta.

Pikërisht sonte Dybala do të luajë kundër Interit, në finalen e Kupës së Italisë.

Inter dhe Juve do të përballen në ‘Olimpico’ ndeshje kjo që nis në orën 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat