Mane qetëson tifozët e Liverpoolit

Futboll

Mane qetëson tifozët e Liverpoolit

Më: 11 maj 2022 Në ora: 13:01
Mane qetëson tifozët e Liverpoolit

Sadio Mane është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Liverpoolit. Sulmuesi senegalez numëron 22 gola dhe 4 asiste këtë sezon në të gjithë kompeticionet me “The Reds”.

Kontrata i përfundon në fund të sezonit të ardhshëm, ndërkohë që ndiqet me interes nga Bayern Munchen dhe Barcelona. Jurgen Klopp nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e tij.

30-vjeçari, i cili realizoi golin e fitores 1-2 përballë Aston Villa, ka qetësuar trajnerin gjerman dhe tifozët e Liverpoolit me deklaratën e fundit.

“Jam shumë i lumtur te Liverpooli, mendoj se do të jem edhe më shumë i lumtur kur të fitojmë trofetë për të cilët po garojmë.

Po përpiqem të shijoj çdo moment këtu duke ndihmuar shokët e ekipit. Dua t’i falënderoj, pasi ata po m’i bëjnë gjërat më të thjeshta. Jam me të vërtetë shumë i lumtur tek ky ekip.

Unë nuk jam asgjë pa shokët e ekipit”, deklaroi ylli afrikan. Topi kalon në këtë mënyrë te drejtuesit e klubit anglez, të cilët duhet të nisin nga puna për të përgatitur rinovimin me Sadio Mane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat