Ironia e trajnerit të Teutës

Futboll

Ironia e trajnerit të Teutës

Më: 11 maj 2022 Në ora: 14:22
Ironia e trajnerit të Teutës

Renato Arapi ka lëshuar një ironi në rrjetet sociale.

Trajneri i Teutës ka prekur temën e trajnerëve që ftohen në studiot televizive për ekipet e tjera dhe ndërkohë e drejtojnë vetë një skuadër.

“Për libër Gines. Vetëm në Shqipëri ndodh të jesh trajner e të drejtosh një ekip, pastaj të dalësh në televizor për të dhënë opinione për ekipet e tjera, pastaj flasim për profesionalizëm.

Kot nuk kanë thënë të parët:

“Graj gamorin tat”, o shqipet e përgjakshme, ndonjë ditë do ju shohim edhe duke bërë instalimet e shtëpisë”, tha Arapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat