Lirohet nga spitali

Futboll

Lirohet nga spitali

Më: 11 maj 2022 Në ora: 15:36
Lirohet nga spitali

Pas një frike të madhe që mbretëroi mbrëmë, arrijnë lajme të mira për Barcelonën.

Klubi katalunas ka njoftuar se Ronald Araujo është liruar nga spitali.

Testet që iu bënë lojtarit mbrëmë dhe sot i kanë përjashtuar problemet në kokë.

Me këtë rast, futbollisti uruguaian është kthyer në shtëpi dhe gjendja e tij shëndetësore do të vlerësohet ditë pas ditë.

Qendërmbrojtësi e pati mbrëmë një përplasje kokë më kokë me bashkëlojtarin e tij, Gavi, ndërsa përfundoi në tokë pas disa sekondash, për t’u transportuar me urgjencë në spital.

Ai mbrëmë ishte me vetëdije, siç e konfirmoi edhe trajneri Xavi Hernandez.

E tash, me kalimin e orëve, gjendja e tij po përmirësohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat