​De Bruyne realizon tre gola ndaj Wolves në pjesën e parë

Futboll

​De Bruyne realizon tre gola ndaj Wolves në pjesën e parë

Më: 11 maj 2022 Në ora: 22:09
Kevin De Bruyne

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së Premier Ligës ndërmje Wolverhamptonit dhe Manchester City në të cilën janë realizuar katër gola.

Mesfushori belg Kevin De Bruyne shkëlqeu në pjesën e parë duke realizuar hat-trick brenda 24 minutave.

Ai shënoi në minutat 7’, 14’ dhe 24’, ndërsa golin e vetëm për Wolves e realizoi Dendoncker në minutën e 11’ të ndeshjes.

Një fitore e Cityt në këtë ballafaqim do të nënkuptonte se ata do ta ruanin epërsinë prej tre piksh ndaj Liverpoolit kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje deri në mbyllje të kampionatit anglez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat