Starova tregon pikën e kthesës

Futboll

Starova tregon pikën e kthesës

Më: 12 maj 2022 Në ora: 15:48
Starova tregon pikën e kthesës

Skënderbeu është rikthyer në Kategorinë e Parë, pavarësisht dëshirës së korçarëve për të qëndruar në elitë dhe lu.ftës së tyre deri në fund. Pas barazimit në minutën e fundit me Dinamon, skuadra nuk do të jetë më pjesë e Superiores. I ftuar në “Skaner” që transmetohet në “MCN TV”, Starova ka folur për shpërbërjen e Skënderbeut që nisi me dënimin.

“Të krahasosh Skënderbeun e madh me këtë tani, nuk shkon.

Pas dënimit, filloi shpërbërja e Skënderbeut. Sezonin e kaluar bënë mrekullinë dhe ia dolën të mbijetojnë. Edhe këtë vit kishin të njëjtin objektiv. Bënë pak afrime në merkaton e janarit.

Kanë bërë ndeshje të mira, por kanë vuajtur shumë dëmtimet.

Vjet bënë mrekullinë, ndërsa këtë vit nuk ia dolën dot, duke parë edhe rivalët. Ishte një rënie logjikë”, tha Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat