Donnarumma ultimatum PSG-së

Futboll

Donnarumma ultimatum PSG-së

Më: 12 maj 2022 Në ora: 20:40
Donnarumma ultimatum PSG-së

Në një intervistë të gjatë për agjencinë “France Presse”, Gianluigi Donnarumma bën bilancin e sezonit të tij të parë në Ligue 1 me PSG-në, që rifitoi titullin, por sërish dështoi në Champions League.

“Çfarë note i jap vetes për këtë sezon? Nuk ishte e lehtë, le të themi një 7. E di që mund të bëj më shumë, nuk kam luajtur shumë ndeshje, vetëm gjysmën e tyre, dhe nuk ishte e lehtë, sepse në kushtet në të cilat kam jetuar nuk kam mundur t’i shfrytëzoj në maksimum. Por jam i bindur se mund t’i jap shumë më tepër këtij klubi”.

Me fjalët e tij, ish-lojtari i Milanit e bën të qartë se nuk i ka pëlqyer alternimi me Keylor Navasin, pavarësisht se marrëdhënia personale mes të dyve nuk duket se paraqet ndonjë problem:

“Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Keylorin, jemi dy djem të mirë, ne e kuptojmë situatën, por ishte e vështirë për të dhe për mua, por le të themi se bëmë mirë, me të gjithë grupin dhe sidomos mes nesh”.

A do të pranonte një sezon tjetër me alternim portieri italian:

“Unë mendoj se nuk duhet të ndodhë më, klubi duhet të gjejë zgjidhje. A do të qëndroj në Paris? Sigurisht që po!.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat