Arteta nuk përmbahet

Futboll

Arteta nuk përmbahet

Më: 13 maj 2022 Në ora: 11:46
Arteta nuk përmbahet

Mikel Arteta e ka përjetuar shumë keq humbjen në derbi të Arsenalit të tij përballë Totenhem të drejtuar nga Antonio Konte. Trajneri i “topçinjve”, pas disfatës 3-0 që vuri në diskutim përsëri vendin e katërt në kampionat dhe kualifikimin në Ligën e Kampioneve, dukej shumë i inatosur me gjykimin e sfidës.

“Nëse them atë që mendoj, më pezullojnë për 6 muaj, ndaj nuk mund ta them. Mund të jap interpretimin tim, por nuk di si të gënjej dhe nuk më pëlqen të gënjej, ndaj më mirë preferoj të mos them atë që mendoj. Nuk mund të them atë që mendoj, ndryshe më pezullojnë.

Nuk jam i pakënaqur me lojtarët e mi, jam krenar për ta. Por ju mund t’i kërkoni gjyqtarit që të dalë para kamerave dhe të shpjegojë vendimet e tij, sot u shkatërrua një ndeshje e bukur. Një ndeshje doli nga duart tona dhe duhet ta pranojmë.

Nëse humb një ndeshje futbolli në kushte si e humbëm ne është e dhimbshme, por kjo dhimbje nuk duhet të vazhdojë gjatë pasi ne kemi një ndeshje të madhe të hënën. Kemi dy ndeshje për të luajtur dhe është në duart tona. Ndaj duhet të bëjmë punën tonë. Duhet të tregojmë atë që treguam në fillim në këtë stadium”, tha Arteta pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat