Superliga e Shqipërisë, këto janë ndeshjet e sotme

Futboll

Superliga e Shqipërisë, këto janë ndeshjet e sotme

Më: 14 maj 2022 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Superliga e Shqipërisë rikthehet sot me disa ndeshje tejet interesante të vlefshme këto për xhiron e 34 të këtij sezoni.

Të gjitha ndeshjet e programit të sotëm do të zhvillohen me fillim nga ora 17:15, ku spikat ajo mes kampionit Tiranës dhe Vllaznisë.

Ndërkaq, krahas takimit mes Tiranës e Vllaznisë do të zhvillohet edhe përballja tjetër interesante mes Skënderbeut e Laçit.

Momentalisht, tabelën e kryeson Tirana me 70 pikë, 10 sosh më shumë se vendi i dytë Laçi, kurse Top 4 e mbyllin Vllaznia e Partizani me nga 49 pikë.

Në anën tjetër, në fund të tabelës gjenden Egnatia me 34 pikë dhe Dinamo e Skënderbeu me 25 pikë të tubuara.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në Superligën e Shqipërisë e gjeni më poshtë.

17:15 Egnatia – Partizani 

17:15 Kastrioti – Teuta

17:15 KF Tirana – Vllaznia

17:15 Kukësi – Dinamo

17:15 Skënderbeu – Laçi

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat