Luhet për Europën

Futboll

Luhet për Europën

Më: 15 maj 2022 Në ora: 11:39
Luhet për Europën

Superiorja rikthehet të shtunën tjetër me ndeshjet e javës së 35-të. Tashmë luhet vetëm për kupat e Europës dhe Partizani është shumë pranë sigurimit të vendit të tretë.

Këtë javë fitorja me Kastriotin e afron shumë pranë, madje mund ta sigurojë në varësi edhe të rezultateve të ndeshjeve të tjera.

Vllaznia dhe Kukësi gjithashtu do tentojnë fitoret, ndaj Egnatias dhe Skënderbeut që nuk është se kanë ndonjë motivim këtë javë.

Teuta ndërkohë pret Laçin dhe me një fitore do tentojë të qëndrojë në garë për vendin e katërt, me shpresën që më pas edhe kurbinasit të fitojnë Kupën e Shqipërisë.

Dinamo-Tirana, derbi tjetër i kryeqytetit, këtë herë do të jetë si një miqësore. Bardheblutë kanë dalë kampionë të Shqipërisë, kurse blutë kanë rënë në Kategorinë e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat