Interi fiton bindshëm ndaj Cagliarit

Futboll

Interi fiton bindshëm ndaj Cagliarit

Më: 15 maj 2022 Në ora: 22:37
Interi fiton bindshëm ndaj Cagliarit

Skuadra e Interit ka fituar me rezultat bindshëm 3:1 ndaj Cagliarit, në takimin e javës së 37-të në Serie A. 

Futbollistët Darmian (25'), Martinez (51' e 84') shënuan për fitoren e  Interit dhe Lykogiannis (53') për Cagliarin.

Interi vazhdon ende ëndrrën për titull, ndërsa Cagliari ka pak shpresa për të mbetur në Serie A. 

Milanin kryeson me 83 pikë, pasojnë Interi me 81 dhe Cagliari është në vend të 18-të me 29.   

Në javën e fundit Sassuolo takohet me Milanin, Interi e pret Sampdorinë dhe Cagliari i shkon Venezia-s.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat