Inter interesohet për Luis Suarez

Futboll

Inter interesohet për Luis Suarez

Më: 16 maj 2022 Në ora: 16:01
Luis Suarez

Inter do të kontaktojë Luis Suarezin që së shpejti pritet të jetë lojtar i lirë.

Atletico Madrid ka konfirmuar se Luis Suarez do të largohet nga skuadra në fund të sezonit dhe ky njoftim ka bërë që Interi të vihet në aksion.

Raportime nga Italia bëjnë të ditur se ‘Zikaltërit’ kanë kontaktuar qysh sot përfaqësuesit e sulmuesit uruguaian, përcjell lajmi.net.

Inter nuk janë skuadra e vetme që do të duan shërbimet e Suarez.

Aston Villa, Inter Miami dhe Sevilla janë skuadrat që mund t’i bëjnë një ofertë ish-anëtarit të Liverpool e Barcelona.

Verën e kaluar Suarez ishte afër kalimit te Juventus, por ai transferim nuk u kompletua kurrë. Mbetet të shihet nëse ‘Zonja e Vjetër’ do të riaktivizohet në garën për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat