Emini: E kemi edhe hapin final

Futboll

Emini: E kemi edhe hapin final

Më: 17 maj 2022 Në ora: 11:46
Emini: E kemi edhe hapin final

Izair Emini pa dyshim se ishte violina e parë te skuadra e Voska Sport, me të cilën skuadër gjatë sezonit të rregullt në Ligën e Dytë – Perëndim, arritën që të dalin nënkampion, duke fituar të drejtën të luajnë në ndeshjen e balotazhit të 22 majit, përmes së cilës do të kërkonin të shkruajnë historinë, duke u kualifikuar në mesin e më të mirëve në futbollin e Maqedonisë së Veriut.

Voska Sport në ndeshjen e fundit të sezonit, barazoi 1:1 kundër Sileksit në Kratovë, barazim ky që ju mundësoi atyre pozitën e dytë dhe festën e madhe që e përjetuan gjatë këtyre ditëve. Mirëpo tashmë e gjithë skuadra po mendon për ndeshjen e balotazhit, e ku për kundërshtarë mund të kenë një ndër skuadrat mes Skopjes dhe Tikveshit nga Kavadari.

“Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe nuk i lamë kundërshtarit shume hapësira për të na rrezikuar, pasiqë e dinim se kishim përballë një kundërshtarë të fortë, por gjithsesi ne i’a dolëm duke lënë shpirtin në fushë.

Mirëpo ne nuk kemi kohë për të festuar shumë, pasiqë e kemi edhe hapin final, balotazhin dhe duhet të jemi maksimalisht të përqëndruar dhe të motivuar për të shkruar historinë.

Gjithsesi për këtë arritje deri këtu duhet të përshëndesim pronarin e klubit Nefi Usienin që na ka mundësuar gjitha kushtet që i nevojiten një klubi dhe mendoj se edhe zoti do na shpërblejë në fund” – u shpreh Izair Emini, i cili me 15 golat e tij, jo që ishte më i miri golashënues te Voska Sport, por në përgjithësi edhe në Ligën e Dytë – Perëndim, aty ku Sileksi u shpall kampion dhe vitin tjetër do të garojë në mesin e më të mirëve.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat