Glasner: Kjo finale është gjithçka

Futboll

Glasner: Kjo finale është gjithçka

Më: 17 maj 2022 Në ora: 11:53
Glasner: Kjo finale është gjithçka

UEFA Europa League ka mbërritur në stacionin final, me sfidën e fundit atë midis Frankfurt dhe Rangers që do të luhet këtë të mërkurë në orën 21:00 dhe do transmetohet ekskluzivisht në “Super Sport 2”.

Në Sevilla, skuadrat do të luajnë aktin e fundit, në një finale që vlen shumë, jo vetëm për histori, por edhe për faktin se skuadra fituese do të marrë automatikisht një biletë për në fazën e grupeve të Champions League sezonin e ardhshëm.

Kjo do të jetë finalja e katërt për Eintracht Frankfurt dhe kërkon trofeun e dytë në këtë kompeticion pas 42 vitesh, ndërsa trajneri Oliver Glasner u shpreh optimist, duke thënë se skuadra e tij e meriton trofeun për mënyrën se si erdhi deri në finale.

“Ajo që bëri skuadra në këtë sezon ishte diçka e pabesueshme.

Unë kam folur vazhdimisht me lojtarët dhe gjithmonë ua kam cilësuar se, ndoshta nuk jemi skuadra më e mirë, por ne jemi një grup i jashtëzakonshëm dhe së bashku mund të bëhemi më të mirët. Është diçka shumë e mirë kur e di se je në gjendje të bësh të lumtur kaq shumë njerëz dhe tifozët dhe skuadra e meriton këtë trofe. Për ne, kjo finale është gjithçka.” – deklaroi Oliver Glasner, trajneri i Frankfurt-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat