Marotta zbulon prapaskenat

Futboll

Marotta zbulon prapaskenat

Më: 17 maj 2022 Në ora: 15:26
Marotta zbulon prapaskenat

“Para se t’i drejtoheshim Inzaghit, kishte kontakte me Allegrin. Ne nuk e imagjinonim që Simone ishte i gatshëm të vinte, ndërsa Max ishte i lirë dhe sigurisht që përfaqësonte një profil interesant, kështu që biseduam me të”.

Këto janë fjalët e Giuseppe Marotta, CEO i Interit, gjatë intervistës së gjatë me DAZN, të cituar sot nga “Corriere dello Sport”: “Ne e telefonuam duke mos ditur se ishte në darkë (me Lotiton) dhe Simone ishte qartësisht i turpëruar.

Më duhet të them se në këtë rast kohëzgjatja dhe intuita nga ana e Piero Ausilio dhe e imja ishin vendimtare për ta bërë atë të nënshkruante një marrëveshje shpejt, por duke respektuar Lotiton. Kur një trajner ose një lojtar qëndron në një ekip për shumë vite, si në rastin e Inzaghi te Lazio, është e drejtë që ka një eksperiencë ndryshe, një eksperiencë rritjeje”.

Beppe Marotta foli edhe mbi rivalitetin milanez për titullin e këtij sezoni: “Milani? Ndjesitë janë ato të një kampionati emocionues, që ka vite që mungon në Itali. Ky dualizëm milanez është një anë pozitive për futbollin tonë.

Ne bëjmë garën tonë, nëse kuqezinjtë janë më të mirë do të triumfojnë. Cagliari? Është një fushë tradhtare, shprehje e një niveli intensiv futbolli, me një publik të nxehtë. Jemi mësuar të luajmë kësi ndeshjesh të vështira, fati varej kryesisht nga ne”.

A ka folur me Perisic pas Kupës së Italisë? “Kur të përfundojë kampionati, së shpejti do të përballemi me situata të jashtëzakonshme, përfshirë edhe këtë. Duhet të respektojmë profesionalizmin dhe një lojtar të rëndësishëm. Vullneti ynë është të vazhdojmë së bashku, me siguri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat