Trajneri i Polonisë: Leva mund të largohet nga Bayerni

Futboll

Trajneri i Polonisë: Leva mund të largohet nga Bayerni

Më: 17 maj 2022 Në ora: 19:10
Trajneri i Polonisë: Leva mund të largohet nga Bayerni

“Telenovela” për të ardhmen e Robert Lewandowskit vazhdon, teksa asgjë nuk dihet se ku sulmuesi polak do të vazhdojë karrierën e tij.

Edhe pse ka një vit kontratë me Bayern Munich, lojtari me shumë gjasa do të largohet, pasi e tundon ideja e transferimit në “Camp Nou”.

Për këtë çështje ka folur edhe trajneri i kombëtares polake, Czeslaw Michniewicz, i cili në një intervistë për “TVP Sport” ka “frikësuar’ tifozët e Bayern, ndërsa shprehet se do të ishte fantastike që sulmuesi polak të kalonte te Barça.

“Robert më tha se ka shumë mundësi që ai të largohet. Tani ai është në një klub të madh si Bayerni, por unë do doja që ai të kalonte te Barcelona. Do ishte fantastike të kishim një polak atje”, ka deklaruar trajneri i Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat