Xavi i hap dyert e largimit anësorit

Futboll

Xavi i hap dyert e largimit anësorit

Më: 17 maj 2022 Në ora: 20:43
Xavi i hap dyert e largimit anësorit

Sergiño Dest mund t’i ketë orët e numëruara te Barcelona. Klubi “blaugrana” është i vetëdijshëm se amerikani është një lojtar për të cilin mund të marrë një ofertë të mirë këtë verë.

Në fakt, e fundit erdhi këtë dimër, kur Sevilla, përmes drejtorit të saj të futbollit, Monchi, u interesua për situatën kontraktuale të lojtarit.

Ky interes mund të ringjallet në javët në vijim, veçanërisht duke pasur parasysh se Barcelona është e interesuar edhe për lojtarë nga skuadra aktuale e klubit të Seviljes, siç është rasti i qendërmbrojtësit francez, Jules Koundé.

Në çdo rast, siç ka mësuar AS, Xavi mendon se pozicioni i mbrojtësit të djathtë do të mbulohej plotësisht në rast se të ketë nën urdhrat e tij César Azpilicuetan, duke marrë parasysh edhe rinovimin e Sergi Robertos. Ekziston mundësia që Dani Alves të luajë edhe një sezon tjetër te Barcelona.

Sigurisht që Barcelona nuk do ta “dhurojë” thjesht për një “kafshatë” Sergiño Destin, pasi e konsideron atë një aset shumë të rëndësishëm. Vetëm nëse oferta e duhur në zyrat e klubit do të hapen dyert për largimin e tij.

Nuk përjashtohet as që ai të përfshihet në një marrëveshje shkëmbimi.

Bayerni është interesuar për mbrojtësin e djathtë. Me përfshirjen e Destit në bisedime, Barça mund ta bindë më lehtë Bayernin për Lweandowskin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat