Java e ardhshme vendimtare

Futboll

Java e ardhshme vendimtare

Më: 17 maj 2022 Në ora: 22:56
Dembele

Ora e së vërtetës është gati të vijë. E ardhmja e Ousman Dembele është ende e pa qartë, pasi francezi akoma nuk ka vendosur se ku do të vazhdojë karrierën e tij.

A do të qëndrojë Osmane Dembele me ​​Barcelonën? Kjo është një nga pyetjet që ia drejton vetes çdo katalanas, përgjigjen e së cilës mund ta marrin që javën e ardhshme, javë që konsiderohet shumë e rëndësishme për vazhdimësinë e sulmuesit francez në “Cam Nou”.

Sipas “Sport”, Moussa Sissoko , agjenti i francezit, është takuar dy herë me drejtuesit katalanas, duke hedhur themelet për një negociatë që do të ketë aktin përfundimtar javën e ardhshme, pas ndeshjes kundër Villarrealit.

Do të jetë në atë moment që lojtarit do t’i kërkohet të bëjë një zgjedhje përfundimtare, të vazhdojë karrierën e tij në Katalonjë dhe të rinovojë apo Dembele do të preferojë një aventurë të re dhe do të transferohet në një  kampionat tjetër.

Java e ardhshme do të japë edhe verdiktin final të ardhmes së Dembelesë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat