Inter bën ofertën e parë për Dybala

Futboll

Inter bën ofertën e parë për Dybala

Më: 18 maj 2022 Në ora: 11:48
Inter bën ofertën e parë për Dybala

Inter ka kohë që ndjek me kujdes transferimin e Dybala.

Argjentinasi i u përshëndet me tifozerinë dhe ekipi e Juventusit dhe së shpejti do të jetë një lojtarë i lirë, ku transferimi i tij do të jetë me parametra zero.

Zikaltërit kanë kohë që e ndjekin, me Marottën që ka studiuar me kujdes çdo pistë.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se Interi tashmë ka paraqitur ofertën e parë për Dybala, një kontratë 4-vjeçare dhe një pagë prej 6 milionë euro në sezon. Tani pritet përgjigja e argjentinasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat