Fiton dashurinë e tifozëve

Futboll

Fiton dashurinë e tifozëve

Më: 18 maj 2022 Në ora: 14:57
Fiton dashurinë e tifozëve

Mascherano është një emër i njohur në botën e futbollit dhe ditët më të mira të karrierës së tij si lojtar i kaloi në Barcelonë, me të cilën arriti të fitonte gjithçka që mund të fitohej. Argjentinasi luajti në fanellën e Barcelonës për tetë vjet, ndërsa përveç kësaj uajti për River Plate, Corinthians, Ëest Ham, Liverpool, Hebei dhe Estudiantes, ku e mbylli karrierën e tij në nëntor të 2020.

Pas kësaj Mascherano iu përkushtua detyrës së trajnerit dhe në fund të vitit të kaluar mori një shans nga Federata e Argjentinës. Mediat argjentinase shkruajnë se Mascherano është i vetëdijshëm për ndikimin që mund të ketë tek lojtarët që luajnë për ekipin U-20 dhe ata janë në rrugën e duhur që një ditë të luajnë për Kombëtaren e parë.

Kjo është arsyeja pse Mascherano vendosi që duhet t’u tregojë lojtarëve të rinj se çfarë lloj profesionistësh duhet të jenë nëse duan të kenë sukses në futboll. Ndaj 37-vjeçari ka futur edhe rregulla për të gjithë lojtarët që marrin ftesë në përzgjedhjen që ai drejton.

Rregullat e tij janë: “Kryerja e detyrave të shtëpisë, mësimi i anglishtes, leximi i librave, pastrimi i këpucëve të futbollit, askush nuk u shërben ushqim dhe e marrin vetë, i lënë enët në vendin ku duhet pas ngrënies, pastrojnë dhomat dhe ndjekin seminare të komunikimit”.

Argjentinasit shkruajnë se Mascherano dëshiron t’u rrënjos lojtarëve të rinj atë profesionalizëm që është gjithnjë e më pak në botën e futbollit dhe t’u tregojë atyre se asgjë nuk mund të arrihet brenda natës dhe se nuk është sukses të jesh në rrjetet sociale dhe të humbësh kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat