Rivalitet i frikshëm!

Futboll

Rivalitet i frikshëm!

Më: 19 maj 2022 Në ora: 12:55
Rivalitet i frikshëm!

E njëjta gjë do ndodhë edhe këtë sezon. Ekipi i Pep Guardiolës kryeson me 90 pikë, “The Reds” ndjekin me një pikë më pak. Java e fundit e kampionatit do të luhet të dielën e 22 majit.

“Cityzens” presin Aston Villa, sfidë që fillon prej orës 17:00. Në të njëjtin orar Liverpooli do të sfidojë Ëolves në “Anfield”, me shpresën që ekipi i Steven Gerrard, ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit, të frenojë Cityn.

Në katër sezonet e fundit (duke përfshirë edhe aktualin), dy ekipet angleze kanë regjistruar statistika të jashtëzakonshme, dhe ndahen nga vetëm një pikë mes tyre.

Man City ka mbledhur 355 pikë në 151 ndeshje. 113 fitore dhe +262 gola golavarazhi. Po Liverpooli? Skuadra e Jurgen Klopp ka mbledhur 354 pikë në 151 ndeshje, pra vetëm një pikë më pak.

“The Reds” kanë arritur më pak fitore se rivalët (109), golavarazhi është +211 gola, por humbjet janë 7 më pak se kampionët në fuqi nga Manchesteri. Një rivalitet i jashtëzakonshëm, teksa të gjithë po presin me padurim të dielën për të mësuar ekipin kampion.

MANCHESTER CITY: ndeshje 151, fitore 113, barazime 16, humbje 22, golavarazhi 376-114 (+262), pikë 355.

LIVERPOOL: ndeshje 351, fitore 109, barazime 27, humbje 15, golavarazhi 333-122 (+211), pikë 354.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat