Një tjetër rast “Lewandowski”?

Futboll

Një tjetër rast “Lewandowski”?

Më: 19 maj 2022 Në ora: 19:39
Një tjetër rast “Lewandowski”?

Viti 2024 ishte përcaktuar nga drejtuesit e Bayernit për t’u ndarë nga portieri veteran Manuel Neuer, kontrata aktuale e të cilit, ashtu si e Lewandowskit, skadon në vitin 2023.

Pikërisht pas dy vitesh, dyshja drejtuese Salihamidzic-Kahn kishte plaifikuar aktivizimin titullar të Alex Nübel, I dhënë në huazim te Monaco për të fituar sa më shumë përvojë.

Mirëpo Neuer po heziton. Ndryshe nga Muller dhe Coman, ai është në dilemë nëse duhet të rinovojë kontratën. Nëse nuk nënshkruan marrëveshje të re, do të largohet pas një viti në “Allianz Arena”.

Gjithçka mbetet në ajër, si e pohon edhe “Kicker”. Më shumë pas asaj që ndodhi me Lewandowskin, i cili ka refuzuar propozimin e Bayernit për dy vite të tjera. E njëjta gjë po ndodh edhe me Neuerin.

Përfaqësuesit e tij kërkojnë edhe dy vite të tjera, por klubi bavarez preferon të zgjedhë rinovimet afatshkurtra, nga viti në vit. Për momentin, Neuer është në mëdyshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat