Dëmtimet nuk e ndalin

Futboll

Dëmtimet nuk e ndalin

Më: 20 maj 2022 Në ora: 11:24
Dëmtimet nuk e ndalin

Xherard Pike nuk e ka ndër mend që të ndalet këtu. Mediat spanjolle pranë Barcelonës kanë bërë me dije se mbrojtësi i katalanasve do të vijë edhe të paktën një sezon me klubin.

Vazhdimësia e tij te Barcelona ishte vënë në pikëpyetje për shkak të problemeve jo të pakta fizike që mbrojtësi ka pasur në këtë sezon.

Por me sa duket dëshira e tij për të vijuar eksperiencën me trajnerin Ksavi është më e madhe se mosha dhe shqetësimet fizike. Për momentin, objektivi i tij i parë është rikuperimi nga dëmtimi.

Por Pike është i bindur se do t’i kapërcejë këto probleme fizike dhe do të kthehet edhe më i fortë, duke konfirmuar se do të jetë në shërbim të trajnerit Ksavi për sezonin 2022-2023.

Trajneri i katalanasve ka marrë vlerësimet maksimale për vetëm 7 muaj punë në drejtimin e Barçës, duke e ngjitur ekipin deri në vendin e dytë dhe duke i siguruar një vend në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.

Vazhdimësinë e Pikesë në skuadër e dëshiron dhe vetë Ksavi që e ka mbështetur jo pak mbrojtësin veteran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat