Dortmund shkarkon trajnerin

Futboll

Dortmund shkarkon trajnerin

Më: 20 maj 2022 Në ora: 13:34
Dortmund shkarkon trajnerin

Borussia Dortmund, zyrtarizon një tjetër largim, por këtë herë nuk bëhet fjalë për lojtarë, por për trajnerin e skuadrës, Marco Rose.

Drejtuesit e klubit e bënë zyrtare shkarkimin e trajnerit gjerman, pasi Rose nuk i përmbushi pritshmëritë e sezonit dhe palët vendosën për të ndarë rrugët me konsensus. Dortmund e mbylli sezonin në vendin e dytë, por shumë larg bavarezëve, me 69 pikë.

45-vjeccari e mbylli sezonin pa asnjë trofe, ndërsa mori drejtimin e Dortmund në 1 korrikun e vitit të kaluar dhe e mbylli sezonin me 47 ndeshje, në të cilat fitoi 27 takime, 4 barazime dhe 16 humbje.

Ish-trajneri i Monchengladbach dhe Salzburg mbyll kështu aventurën në “signal Iduna Park” pas një viti, ndërsa tani pritet me interes zyrtarizimi i emrit të ri për stolin e Borussia Dortmund, por deri më tani nuk ka asnjë emër konkret për të pasuar Marco Rose.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat