Interi pranë marrëveshjes me yllin e Romës

Futboll

Interi pranë marrëveshjes me yllin e Romës

Më: 20 maj 2022 Në ora: 14:36
Interi pranë marrëveshjes me yllin e Romës

Interi po mendon menjëherë për sezonin e ri, duke bërë plane për skuadrën.

Përveç se disa emrave që janë shfaqur në listën e largimeve, gjithashtu ka dhe emra të tjerë që priten të afrohen.

Njëri prej tyre është dhe mesfushori i Romës, Henrik Mkitarjan, i cili duket se nuk do të vazhdojë më me skuadrën e Murinjos.

Ai pritej të largohej që në verën e kaluar me ardhjen e Zhoze Murinjo, por portugezi vendosi që ta mbante dhe ta bënte gjithashtu një titullar.

Gjithsesi armeni nuk bën pjesë në planet e teknikut 59-vjeçar për projektin e ri që do të nisi me Romën, kështu mund të largohet si një lojtar i lirë dhe Inter është në podium për nënshkrimin me Mkitarjan.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat