Të gjithë me sytë te trajneri i Sasuolos

Futboll

Të gjithë me sytë te trajneri i Sasuolos

Më: 20 maj 2022 Në ora: 17:54
Të gjithë me sytë te trajneri i Sasuolos

I gjithë vështrimi në Serinë A është te Sasuolo.

Kjo është e vetmja skuadër që mund t’i mohojë Milanit fitimin e titullit kampion.

Nëse kuqezinjtë barazojnë ose fitojnë, do të jenë në vendin e parë. Por nëse humbasin dhe Interi fiton në ndeshjen e tij, duhet t’ia dorëzojnë titullin rivalëve të përjetshëm.

Ndërkohë trajneri i Sasolos, Dionisi, nuk ka dalë në konferencën për shtyp në këtë moment delikat.

Në konferencën për shtyp do të gjendet vetëm kapiteni Magnanelli që do të lërë futbollin, ndërsa Dionisi ka përfituar nga ky moment duke mos u shfaqur për të dhënë përgjigje në momentin më delikat.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat