Tuchel e quan mrekulli vendin e tretë

Futboll

Tuchel e quan mrekulli vendin e tretë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:03
Tuchel e quan mrekulli vendin e tretë

Chelseai e siguroi renditjen pas Manchester Cityt dhe Liverpoolit këtë sezon përpara se të zbresë në fushë në ndeshjen e fundit kundër Uotfordit të dielën.

Dhe për trajnerin Thomas Tuchel vendi i tretë është një mrekulli për shkak të problemeve fizike, por edhe atyre jashtë fushe këtë sezon.

Në lidhje me të parën, ai e vë theksin se atyre u mungoi për një kohë shumë të gjatë një lojtar kyç si N’Golo Kante.

Mesfushori francez u kthye titullar në barazimin e fundit me Lestërin 1-1 të enjten, pasi kishte humbur katër ndeshjet e fundit me një seri problemesh fizike.

“Mendoj se ai është një lojtar kyç, kyç, kyç”, e nënvizoi gjermani disa herë në konferencë.

“Por lojtarët kyç duhet të jenë në fushë dhe ai ka luajtur vetëm 40% të ndeshjeve, kështu që është një mrekulli që ne mbërritëm të tretët këtë sezon.

Ai është Salahu, Van Dajku, De Bryjne, Nejmari, Mbapeja ynë.

Ai është futbollisti që bën diferencën dhe nëse ti e ke në fushë vetëm në 40% të kohës ky është një problem i madh.

Duke parë këtë përqindje kjo është ndoshta një mrekulli që ne prodhuam vazhdimësi rezultatesh, sepse pamë Liverpulin sezonin e shkuar se sa shumë vuajti pa Van Dajkun e dëmtuar”, tha Tuchel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat