Mungojnë detajet e fundit

Futboll

Mungojnë detajet e fundit

Më: 21 maj 2022 Në ora: 13:34
Mungojnë detajet e fundit

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha është gati t’i thotë “lamtumirë” Lacios pas gjashtë sezonesh.

Gardiani kuqezi është pranë akordit me skuadrën londineze të Fulhamit.

Klubi që siguroi ngjitjen në Premier Ligë ka marrë pëlqimin e portierit shqiptar dhe mungojnë detajet e fundit të këtij operacioni, ku thuhet se 27-vjeçari do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.

Strakosha do të përshëndesë kështu Lacion pas 207 prezencave me skuadrën e parë, ku ka arritur të fitojë dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.

Në akademinë e ekipit nga kryeqyteti italian ka fituar kampionatin dhe Kupën.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën bardhekaltër në Serinë A, portieri i Shqipërisë është aktivizuar në total në 22 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat