Guardiola ka përcaktim befasues

Futboll

Guardiola ka përcaktim befasues

Më: 21 maj 2022 Në ora: 14:04
Guardiola ka përcaktim befasues

Pep Guardiola ende nuk ka arritur ta udhëheq Manchester Cityn drejt fitores në Champions League.

Trajneri pranoi se Premier League është më e vështirë për të fituar. Deri më tani, Guardiola ka fituar dy herë Champions League në karrierën e tij si trajner. Megjithatë, më shumë se një dekadë pret triumfin e radhës. Ai e pushtoi Evropën për herë të fundit teksa drejtonte Barcelonën.

Nga ana tjetër, Guardiola po ecën shkëlqyeshëm në Premier League. Manchester City ka fituar kampionatin tre herë në katër sezonet e fundit. Tani City ka një shans për të mbrojtur kampionatin.

“Premier League është më e vështirë se Champions League. Ajo zgjat kaq shumë javë, ka kaq shumë ndeshje, lëndime, kohë të këqija, të mira, situata të ndryshme.

Nuk po them se Champions League nuk është e rëndësishme. Sigurisht që do të doja që skuadra ime të luante në finalen e këtij viti në Paris, por të fitosh 38 ndeshje në kampionat është një gjë dhe të fitosh gjashtë apo shtatë ndeshje një tjetër”, tha Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat