PSG apo Real Madridi?

Futboll

PSG apo Real Madridi?

Më: 21 maj 2022 Në ora: 14:12
PSG apo Real Madridi?

Mbappe do të rinovojë me PSG dhe nuk do të vazhdojë te Real Madridi. Kështu deklaron Gianluca Di Marzio, një gazetar i “Sky Italia” në llogarinë e tij në Twitter, ku mban të përditësuar ndjekësit e tij me zhvillimet e fundit të merkatos.

Në këtë deklaratë të shkurtër, gazetari është kufizuar vetëm të sigurohet se “nuk ka më dyshime” dhe se “Mbappé do të rinovojë kontratën me PSG-në”, gjë e cila siç pritej tashmë ka nisur të bëjë bujë kudo.

Megjithatë, gjithçka do të mbetet në “karantinë” derisa sonte në duelin ndaj Metz-it, kur lojtari do të marrë fjalën dhe siç duket të bëjë të ditur se do të vazhdojë ende me skuadrën pariziene. Janë orë vërtet të ankthshme për futbolldashësit.

“Sapo më kanë thënë që Florentino Pérez u ka pohuar lojtarëve sonte në dhomën e zhveshjes se Mbappé nuk do të vijë. Le të presim të dëgjojmë se çfarë ka për të thënë Mbappe përpara se të konfirmojmë diçka”. 

Lajmin e bujshëm e dha qysh mbrëmë Guillem Balague, gazetari më autoritar në botë dhe ndër 10 më të mirët në qarkullim. Një lajm ky që do të konfirmonte gjithçka ka ndodhur gjatë këtyre ditëve.

Seriali “Killian Mbappe” vazhdon. Francezi ishte një hap larg Real Madridit, por Paris Saint-Germain doli me një propozim të çmendur. Al Khelaifi i jep atij komandën absolute për të zgjedhur lojtarë dhe trajnerë, me Mbappe që lëkundet seriozisht dhe me shumë gjasa do të vazhdojë të mbajë fanellën e Parisit.

“Kemi një ofertë nga Real Madridi dhe një nga PSG për të rinovuar kontratën. Ka ardhur momenti që Kylian të marrë një vendim për të ardhmen. Të dy ofertat janë të barazvlefshme në aspektin financiar, në thjesht po presim të mësojmë zgjedhjen e Kylian”, – deklaroi dje nëna e sulmuesit francez, Fayza Lamari.

Sipas emisionit “Chiringuito”, sulmuesi 23-vjeçar nuk iu përgjigjet më thirrjeve të “Los Blancos” dhe transferimi i tij te skuadra e Carlo Ancelottit duket i vështirë: “Mbappe ka ndryshuar planet e tij dhe nuk po iu përgjigjet më thirrjeve të Realit. Mendoj se ai do të qëndrojë në Paris Saint-Germain dhe do të shpallë vendimin e tij të dielën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat