Agim Ademi iu bashkua fëmijëve të kryeqytetit në futbollin e rrugës 

Futboll

Agim Ademi iu bashkua fëmijëve të kryeqytetit në futbollin e rrugës 

Më: 21 maj 2022 Në ora: 15:43
Agim Ademi iu bashkua fëmijëve të kryeqytetit në futbollin e rrugës 

Komuna e Prishtinës gjatë dy ditëve të kësaj fundjave ka organizuar eventin “Festivali i Pranverës”, i pari i këtij lloji, në të cilin është e përfshirë edhe Federata e Futbollit e Kosovës me disa aktivitete të futbollit për fëmijë.

Ky event po mbahet në pjesën qendrore të kryeqytetit në bulevardin “Xhorxh Bush”, afër Katedrales “Nëna Terezë”, e cila është shndërruar në hapësirë të dedikuar për rekreacion për qytetarët përmes muzikës, artit e sportit.

Ky event ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë përmes zgjidhjeve kreative ekomobile duke iu ofruar mundësinë qytetarëve të përjetojnë udhëtimin përmes transportit alternativ të integruar gjithëpërfshirës e të shëndetshëm (biçikleta, trotinet, skateboard), por edhe hapësira për më shumë aktivitete sportive.

Image

E këtë event me praninë e tij, sot, e ka nderuar edhe i pari i FFK-së, Agim Ademi, teksa të pranishëm kanë qenë edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtori i sportit, Granit Rugova.

Presidenti Ademi iu bashku fëmijëve të kryeqytetit në lojën e futbollit në rrugë, teksa u shpreh i lumtur që në partneritet me komunën, këtë fundjavë fëmijëve po u jepet mundësia të shijojnë kënaqësitë e lojës së futbollit në këtë pjesë të kryeqytetit.

Ademi theksoi se FFK është duke punuar me përkushtim të madh që fëmijëve në çdo trevë të vendit t’iu krijojë kushte sa më të volitshme për ta zhvilluar aktivitetin e tyre në futboll, teksa rikujtoi se pjesë e programit të tij në mandatin e ri është pikërisht edhe zhvillimi i futbollit spontan (futbollit të rrugës), ngase siç tha ai, pikërisht nga futbolli i rrugës kanë dalur shumë talente, të cilat më vonë kanë qenë yje të futbollit. “Festivali i Pranverës” do të vazhdojë të organizohet çdo vit dhe ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat