L’Equipe dekonspiron Mbappen

Futboll

L’Equipe dekonspiron Mbappen

Më: 21 maj 2022 Në ora: 17:55
L’Equipe dekonspiron Mbappen

PSG ka fituar “luftën e ftohtë” me Real Madrid në lidhje me Kylian Mbappe teksa fuqia ekonomike e arabëve i është mbivendosur prestigjit dhe këmbënguljes së madrilenëve për ta transferuar dhe shndërruar yllin francez në imazhin e Los Blancos.

Sulmuesi deklaroi se në ditët në vijim do të zbulonte klubin me të cilin do të aktivizohej në sezonin e ardhshëm, por deklarata e 23-vjeçarit që po pritej me interes nga miliona fansa të futbollit është dekonspiruar nga e L’Equipe.

Së fundmi, prestigjiozja franceze ka zbuluar se Mbappe ka pranuar ofertën për të rinovuar kontratën me PSG, teksa sigurisht milionat dhe ideja për t’u shndërruar në një faktor në klub, duket se “joshën” Mbappe të qëndrojë në vendlindjen e tij.

Kujtojmë se rinovimi i Mbappe mori përmasa kombëtare teksa edhe presidenti Emanuel Macron ndërhyri për të bindur Mbappe të qëndrojë e në fund duket se të gjitha përpjekjet rezultuan të suksesshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat