Ndeshje jetike për Prishtinën!

Futboll

Ndeshje jetike për Prishtinën!

Më: 21 maj 2022 Në ora: 23:16
Debatik Curri

FC Prishtina ndeshjen e fundit të edicionit 2021/22 e zhvillon të dielën (15.00) në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ndaj Llapit.

Kjo ndeshje është me rëndësi jetike për Prishtinën, e cila në synon pikë të plota në mënyrë që t'i shmanget më të keqes, barazhit për sigurimin e një “bilete” edhe për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës.

Prishtina para këtij takimi ndodhet në pozitën e gjashtë me 48 pikë të mbledhura ndërkohë që Llapi zë vendin e katërt me 54 pikë.

Prishtina - Llapi 1:2, Llapi - Prishtina 3:2, Prishtina - Llapi 2:1, janë rezultatet që janë arritur në këtë kampionat në kuadër të BKT Superligës në ndeshjet direkte, kurse në Kupën e Kosovës, Prishtina dhe Llapi janë përballur dy herë: Prishtina - Llapi 2:1 dhe Llapi Prishtina 2:0, janë shifrat e arritura.

Para ndeshjes me Llapin për faqen e klubit, FC Prishtina, ka folur trajneri i skuadrës së Prishtinës, Debatik Curri.

“Ndeshja ndaj Llapit sidomos për skuadrën tonë është me rëndësi të madhe duke e ditur renditjen në tabelë.

Duhet që secili futbollist ta jap maksimumin në mënyrë që të arrijmë rezultat pozitiv pasi që kemi ardhur në një pikë aspak të lakmueshme.

Llapi e ka një skuadër shumë të mirë, mirëpo ne në këtë ndeshje udhëtojmë për fitore.
Ekipi ka punuar shumë mirë në ditët e fundit dhe jemi përgatitur maksimalisht për këtë sfidë andaj shpresojmë në rezultat pozitiv. 

Jemi në një fazë jo të mirë, e cila ka ardhur për shkak të shumë faktorëve. Gjithsesi, jam i bindur se skuadra do ta gjejë forcën për këtë ndeshje tejet të rëndësishme”, tha Curri.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat