Kupa e Botës mbërrin në Tiranë

Futboll

Kupa e Botës mbërrin në Tiranë

Më: 21 maj 2022 Në ora: 23:27
Kupa e Botës mbërrin në Tiranë

Kupa e Botës mbërrin në Shqipëri.

Trofeu më i rëndësishëm në futboll, që ka një vlerë prej rreth 150 milionë eurosh, do të mbërrijë paraditen e të dielës në vendin tonë, në kuadër të një turi në prag të Botërorit Katar 2022, që do të startojë në nëntor të këtij viti.

Kupa pritet të mbërrijë rreth orës 9:00 paradite në Rinas, nën masa mjaft të rrepta sigurie dhe do të shoqërohet nga ish mesfushori brazilian Gilberto Silva, në cilësinë e ambasadorit të FIFA-s, teksa i pranishëm do të jetë edhe ish kapiteni legjendar shqiptar, Lorik Cana.

Trofeu do të qëndrojë për disa orë në kryeministri, në një ceremoni ku të gjithë pjesëmarrësit janë përzgjedhur më herët dhe u janë dërguar ftesat, teksa do të largohet sërish nga vendi ynë brenda ditës së nesërme.

Kjo ngjarje është në kuadër të një turi që FIFA e bën shpesh para Botërorit, teksa këtë herë në listën e vendeve ku do të kalojë trofeu, është përzgjedhur edhe Shqipëria, me Kupën e Botës që ulet për herë të parë në vendin tonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat