Ndeshjet vendimtare në Superligën e Kosovës

Futboll

Ndeshjet vendimtare në Superligën e Kosovës

Më: 22 maj 2022 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Sot zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit në futbollin elitar të Kosovës.

Një e diele vendimtare na pret sot në kuadër të ndeshjeve të Superligë së Kosovës.

Kampioni tashmë dihet, por ende nuk dihet se cili ekip do të mbetet në barazh.

E për t`i ikur asaj pozite janë katërt ekipe: Prishtina, Drenica, Malisheva dhe Dukagjini.

Derbi i kësaj xhiroje pritet të jetë ndeshja në mes Malishevës dhe Dukagjinit.

Kjo pasi, të dy ekipet janë në rrezik të mbesin në barazh, andaj do të zhvillohet një ndeshje mjaft interesante në Malishevë.

Prishtina do të ketë sfidë më të vështirë, sepse do të udhëtojë në Podujevë, drejt Llapit.

Llapjanët tashmë kanë siguruar vendin e katërt në tabelë, ndërsa kryeqytetasit në anën tjetër janë në rrezik të mbesin në vendin e tetë në tabelë.

Edhe kjo ndeshje pritet të jetë mjaft interesante.

Drenica do të ketë përballje të lehtë, kjo pasi do të përballen me Feronikelin që tash e sa xhiro kanë rënë nga liga.

Kampioni i këtij sezoni do të mirëpres në Suharekë Gjilanin, ndërsa Drita do të luajë në udhëtim te Ulpiana.

Ndeshjet të cilat zhvillohen sot do të vendosin gjithçka për fatin e ekipeve të Superligës së Kosovës.

Të gjitha takimet fillojnë sot në orën 15:00.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat