Milani në ethe e sfidës

Futboll

Milani në ethe e sfidës

Më: 22 maj 2022 Në ora: 14:19
Milani në ethe e sfidës

Janë 17 precedentët në Serinë A mes Sasuolos dhe Milanit: bilanci është nëntë fitore kuqezi, dy barazime dhe gjashtë suksese të vendësve, duke përfshirë dy ndeshjet e fundit sipas renditjes kohore.

– Pas rikthimit në elitë Sasuolo fitoi 4 nga 6 ndeshjet e para ndaj Milanit, ndërsa në dhjetë pasardhëset e kësaj serie humbi tetë.

 – Zigjelbrit nuk kanë mundur të shënojnë asnjë gol në katër nga nëntë përballjet e fundit me kuqezinjtë në fushën e tyre.

– Sasuolo ka korrur sukses në vetëm 3 prej 14 ndeshjeve të fundit në kampionat të luajtura në shtëpi kundër ekipeve nga rajoni i Lombardisë. Gëzimi i fundit “shtëpiak” në këtë sens daton në mars të vitit të kaluar, ndërsa fitorja e fundit ndaj Milanit i përket marsit të 2016-ës.

– “Djalli” ka fituar pesë ndeshjet e fundit si udhëtues ndaj Sasuolos në Serinë A, pasi humbi në secilën nga tri ndeshjet e para jashtë fushe kundër të njëjtit ekip. Në gjashtë nga tetë ndeshjet në stadiumin “Mapei”, kuqezinjtë kanë shënuar të paktën dy gola (duke përfshirë katër të fundit).

– Domeniko Berardi i ka shënuar dhjetë herë Milanit në Serinë A. Kuqezinjtë janë viktima e preferuar e sulmuesit, i cili ndaj çdo ekipi tjetër që ka luajtur, ka shënuar deri në një maksimum prej gjashtë golash.

– Sasuolo ka pësuar të paktën një gol në të gjitha 15 ndeshjet e fundit të Serisë A në shtëpi (26 gola në total): kjo është tashmë seri rekordesh negative në shtëpi për zigjelbrit në elitën italiane.

– Milani është skuadra që ka më tepër golashënues të lindur pas 1 janarit të vitit 1999. Pesë të tillë në ekipin e Piolit: Kalulu, Diaz, Leao, Tonali e Salmakers.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat