Formacioni i Llapit kundër Prishtinës

Futboll

Formacioni i Llapit kundër Prishtinës

Më: 22 maj 2022 Në ora: 14:48
Formacioni i Llapit kundër Prishtinës

Janë publikuar formacionet zyrtare të tri nga pesë ndeshjet që janë në program për t’u zhvilluar në xhiron e fundit Superligën e Kosovës në futboll.

Kampioni tashmë dihet që është Ballkani për herë të parë në histori të klubit, por edhe skuadrat që do të luajnë në Evropë si Drita, Gjilani e Llapi.

Dy skuadrat që tashmë kanë rënë direkt nga elita e futbollit kosovar janë Feronikeli nga vendi i fundit dhe Ulpiana e parafundit.

Ndërkohë, Malisheva dhe Dukagjini përballen mes vete, ku të dy skuadrat kërkojnë shpëtimin.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

Prishtina do të përballet me Llapin dhe synon fitoren për t’iu shmangur barazhit.

Drenica që ndodhet në pozitën e tetë ka punë më të lehtë, pasi luan përballë Feronikelit tanimë të rënë nga kategoria.

Të gjitha ndeshjet do të fillojnë nga ora 15:00, teksa tani janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Llapi: Avdyli, Emini, Idrizi, Jashari, Veliu, Selmani, Maliqi, Sadriu, Llapashtica, A.Shabani, Amadu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat