Neymar mbërrin në Barcelonë

Futboll

Neymar mbërrin në Barcelonë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 15:11
Neymar mbërrin në Barcelonë

Neymari ka mbërritur në qytetin e Barcelonës.

Gazetari spanjoll, Gerard Romero, ka publikuar një fotografi pas arritjes së tij.

Edhe Victor Navarro nga “Cope” ka publikuar një video, teksa sulmuesi brazilian ka refuzuar t’iu përgjigjet.

Ende nuk dihet arsyeja e udhëtimit të Neymarit drejt Barcelonës.

Më herët është raportuar se Paris Saint-Germiani ia ka ofuruar 30-vjeçarin disa klubeve, përfshirë edhe Barcelonën.

E ardhmja e Neymarit te kampioni francez thuhet se është e pasigurt, sidomos pas rinovimit të kontratës nga Kylian Mbappe.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat