Dështuan me Mbappen

Futboll

Dështuan me Mbappen

Më: 22 maj 2022 Në ora: 15:35
Dështuan me Mbappen

Pasi nuk siguruan shërbimet e Kylian Mbappes, Real Madridi tani është në kërkim të alternativa tjera.

Klubi nga kryeqyteti spanjoll raportohet se ka shprehur interesim për Rafael Leaon.

Sipas “Marca”, Real Madridi dëshiron që të nënshkruajë me sulmuesin e Milanit në afatin kalimtar të verës.

22-vjeçari gjatë këtij sezoni ka qenë ndër futbollistët kryesorë te “Rossonerët”, teksa skuadra italiane është shumë afër titulli të kampionit.

Reprezentuesi portugez deri më tani ka regjistruar 33 paraqitje në Serie A, teksa ka shënuar 11 gola dhe shtatë asistime.

Rafael Leao me Milanin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat