Conte euforik

Futboll

Conte euforik

Më: 22 maj 2022 Në ora: 21:54
Conte euforik

Për Antonio Conten, vendi i katër i arritur në krye të Tottenhamit në sezonin e tij të te “Spurs”-at është sikur të ketë ngritur një trofe. Pas fitores së thellë 0-5 në fushën e Norwichit, tekniku italian foli me krenari për këtë sukses.

“Të jem i sinqertë, ky vend i katërt është një nga arritjet më të rëndësishme në karrierën time.

Shpesh nuk lumturohesh vetëm kur ngre lart një trofe, mendoj se kemi arritur maksimumin e asaj që ëndërruam në nëntor, pasi situate, për shumë arsye, nuk ishte e mirë.

Klubi ndryshoi trajnerin dhe na u desh të gjenim zgjidhjet më të mira për shkak të dëmtimeve të shumta. Kemi bërë një punë shumë të mirë dhe për mua kjo është një arritje e madhe, sepse këtu në Premier League duhet të rivalizosh me trajnerët dhe lojtarët më të mirë.

Jam shumë i lumtur, edhe pse nuk arritëm të fitonim trofe.”

Conte komentoi edhe arritjen personale të Son Heung-Min, që mbylli kampionatin me numër të barabartë golash me Mohamed Salah (nga 22 gola):

“Është një arritje madhështore për te. Mendoj se Sonny pati shumë presion në këtë sukses, jemi shumë të lumtur për të. Sot ne arritëm dy objektiva. E para, dhe më kryesorja, ishte pjesëmarrja në Champions, pastaj shpallja e Son Heung-Min golashënuesi më i mirë i Premier League-s".

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat