Januzaj në radarin e Barcelonës

Futboll

Januzaj në radarin e Barcelonës

Më: 23 maj 2022 Në ora: 18:35
Adnan Januzaj

Adnan Januzaj është një nga opsionet që Barcelona po shqyrton për të përforcuar repartin ofanziv për sezonin e ardhshëm. 

Ai është një nga lojtarët që bordi katalonas po e konsideron si anësor të djathtë, sipas Radio Marca Donosti. Megjithatë, nuk është e lehtë që interesi për këtë lojtar të konkretizohet pasi ka disa raste për të zgjidhur paraprakisht. 

Në vend të parë është ai i Ousmane Dembélé. Rinovimi i tij nuk dihet nëse do të ndodh.

Edhe pse javët e fundit dukej se kishte një afrim, orët e fundit duket se ai nuk do të vazhdojë kontratën me Barcelonën.

Opsioni tjetër është i Raphinhas. Braziliani prej disa kohësh është në fokusin e Barcelonës. Problemi është çmimi. 

Më pas janë disa futbollistë për të cilët Barcelona është e interesuar nëse asnjë nga këto dy opsione nuk realizohet. Një prej tyre është edhe Januzaj i cili di për interesimin e klubit të Barcelonës, siç konfirmon kjo gazetë. 

Kjo është një nga arsyet pse ai nuk ka rinovuar kontratën me Real Sociedad. Klubi i San Sebastian njoftoi këtë të hënë se belgu nuk do të vazhdojë sezonin e ardhshëm në klub.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat