Zvicra publikon listën, fton vetëm dy shqiptarë

Futboll

Zvicra publikon listën, fton vetëm dy shqiptarë

Nga: K. Goca Më: 24 maj 2022 Në ora: 11:56
Zvicra publikon listën, fton vetëm dy shqiptarë

Selektori i Kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën për sfidat në Ligën e Kombeve.

Yakin fton dy futbollistë shqiptarë, Xherdan Shaqirin dhe Granit Xhakën. 

Zvicra do të luajë në Pragë kundër Republikës së Çekisë (2 qershor), në Lisbonë kundër Portugalisë (5 qershor) dhe dy ndeshjet në shtëpi në Gjenevë kundër Spanjës (9 qershor) dhe ndaj Portugalisë (12 qershor). 

Image

Lista

Zvicra është në grupin 2 në Ligën A me Çekinë, Portugalinë dhe Spanjën. Sfida të vështira për zviceranët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat