Mourinho: Për ne është si Champions

Futboll

Mourinho: Për ne është si Champions

Më: 24 maj 2022 Në ora: 12:21
Mourinho: Për ne është si Champions

Roma do të kërkojë të fitojë një trofe pas 14 vitesh, teksa këtë do kërkojë ta bëjë pikërisht në “Air Albania” aty ku do të zhvillohet edhe një nga ndeshjet më të mëdha europiane, pasi ditën e nesërme në orën 21:00 do të luhet edhe finalja e Conference League, ku përballë Mourinho do të ketë Feyenoord.

Përpara se të dalin në konferencën për shtyp në “Air Albania”, trajneri Jose Mourinho ka folur për faqen zyrtare të UEFA-s, ku ka theksuar se shanset për të fituar janë 50%-50%, por djemtë e tij në fund do të ngrenën në qiell trofeun.

“Mundësitë për të fituar në finale janë 50%-50%, por ne do të bëjmë çmos për të marrë 51%-49%. Puna që çon në finale gjatë disa muajve është baza për ato 90 ose 120 minuta. Dita e finales është dita e lojtarëve. Unë kam qenë me fat deri më tani duke fituar të gjitha finalet e mia evropiane, lojtarët e mi në momentin e së vërtetës kanë qenë gjithmonë aty“,-tha trajneri portugez për faqen e UEFA-s.

Më tej, duke folur për ndeshjen që do të luhet  në “Air Albania”, portugezi theksoi se për të ajo është njësoj si finalja e Champions League.

“Conference League këtë sezon për ne është si Champions League.

Ky është niveli në të cilin jemi, gara në të cilën po luajmë. Dhe klubi nuk ka pasur një mundësi të tillë për një kohë të gjatë. Finalja duhet të trajtohet si një ndeshje personale. Kjo sjell presion tension dhe ndjenjën e përgjegjësisë.

Duhet të mendojmë vetëm për finalen dhe kundërshtarët me të cilët përballemi. Sa mirë do të ishte për qytetin, klubin dhe të gjithë ne nëse do ta fitonim ndeshjen”, shtoi portugezi..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat