Spanja zbulon listën me lojtarët e ftuar

Futboll

Spanja zbulon listën me lojtarët e ftuar

Më: 24 maj 2022 Në ora: 12:36
Spanja zbulon listën me lojtarët e ftuar

Trajneri i përfaqësueses së Spanjës, Luis Enrique ka zbuluar listën me lojtarët e zgjedhur për katër ndeshjet kualifikuese për fazën finale të Nations League, për katër ndeshjet që do të zhvillohen në më pak se dy javë, ndaj Portugalisë më 2 qershor, Republikës Çeke më 5 qershor, Zvicrës më 9 qershor dhe përsëri ndaj Rebublikës Çeke më 12 qershor.

Ndërsa emra si Oyarzabal, Pedri, Yeremy Pino dhe Gerard Moreno janë të dëmtuar, në kombëtaren e Spanjës rikthehet Busquets si dhe ftohet pas një mungese shumë të gjatë Ansu Fati.

Lista me lojtarët që janë ftuar nga përfaqësuesja e Spanjës:

Portierë: Unai Simon, Robert Sanchez dhe David Raya

Mbrojtës: Carvajal, Azpilicueta, Eric Garcia, Laporte, Inigo Martinez, Pau Torres, Jordi Alba dh Marcos Alonso.

Mesfushorë: Busquets, Rodri, Thiago, Koke, Carlos Soler, Gavi dhe Marcos Llorente.

Sulmues:  Dani Olmo, Sarabia, Ferran Torres, Morata, Raul de Tomas, Ansu Fati dhe Marco Asensio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat