Valverde ndez finalen

Futboll

Valverde ndez finalen

Më: 24 maj 2022 Në ora: 19:22
Valverde ndez finalen

Mes veteranëve si Benzema, Kroos dhe Modric, që kanë qenë pjesë e skuadrës që kanë fituar tre Champions, dhe të rinjve si Vinicius e Rodrygo, Real Madrid-i i Ancelotti-t ka edhe një grup në mes.

Bëhet fjalë për ata lojtarë që kanë ardhur pas finales së Kievit, por që kanë qenë gjithsesi protagonistë të sezoneve të vështirë pas triumfeve europiane.

Mes këtyre është edhe Federico Valverde. Mesfushori, i cili ishte i blerë nga skuadra, është bërë përfundimisht pjesë e skuadrës së parë pas lamtumirës së parë të Zidane dhe do të jetë një debutues në finalen e Champions League.

Megjithatë, fakti që nuk ka luajtur kurrë një finale dhe se është relativisht i ri (datëlindja 1998) nuk do të thotë se nuk mund të mos flasë si senator.

Valverde ka analizuar finalen e madhe në një intervistë të dhënë për Club del deportista, me deklaratat e tij që janë raportua më pas edhe nga Marca. Dhe nuk ka munguar një thumbim për yllin e Liverpool-it, Momo Salah.

Egjiptiani, pas gjysmëfinaleve, është shprehur i gëzuar se do të përballej me Los Blancos, duke ëndërruar hakmarrjen për finalen e 2018-ës, në të cilën Sergio Ramos e ka detyruar të dalë nga fusha për dëmtim.

Unë i marr ato fjalë si një mungesë respekti ndaj stemës së Real Madrid dhe futbollistëve të skuadrës. Ajo që duhet të bëjmë është të tregojmë pse kemi arritur deri në finale dhe shpresojmë t’u dhurojmë një tjetër trofe tifozëve”, ka thënë 23-vjeçari uruguaian.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat